LAJMI I FUNDIT:

Çështja Gjinushi, Flutura Açka: Jap dorëheqjen nga drejtimi i Komisionit! Është e turpshme ç’ka ndodhur

Çështja Gjinushi, Flutura Açka: Jap dorëheqjen nga drejtimi i Komisionit! Është e turpshme ç’ka ndodhur

Deputetja Flutura Açka ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga posti i kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Në fjalën e saj, në nisje të mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, ajo ka bërë me dije se për këtë vendim ka njoftuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit, siç vetë Açka tha, nuk e ka pranuar, e ndërsa nuk është njoftuar as Kuvendi.

“Ngaqë ndjej fyerje, por edhe çështje etike, i kam kërkuar kryetarit të partisë dorëheqjen, jam duke pritur deri kur të aprovohet, jam në një shqetësim të madh në këtë pikë, sepse të gjithë bashkë e dimë se çfarë ka ndodhur dhe bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë”, njoftoi Açka.

Ky vendim i marrë nga Açka i referohet mbledhjes së zhvilluar në 19 korrik, ku deputetët e mazhorancës në Komision miratuan me votat e tyre ndryshimin e ligjit për Akademinë e Shkencave. Nisma ligjore ishte propozim i dy deputetëve të PS-së, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj i cili në vetvete i dha mundësinë Skënder Gjinushit të zgjidhet sërish në krye të Akademisë së Shkencave. Kjo për deputeten ishte një akt i turpshëm, të cilën, tha se nuk e “ka të lehtë ta kapërdijë”, teksa listoi argumentet pse e gjithë mbledhja ishte në kundërshim me ligjin.


“Në mënyrë klandestine, në shkelje të hapur të rregullores, vetë jam përpjekur në këto 2 vjet që të i emetoj kolegëve një qasje pak më pak politike, sepse secili jemi njerëz politik, por bëjmë ligje, për mirëqenien e shqiptarëve, jo për të ndenjurat e dikujt, duke qenë se është kështu dhe ky shtet ka vazhduar, unë do shpjegoj disa gjëra që bien ndesh dhe me rregulloren dhe etikën e këtij komisioni, duke qenë në këtë rol, kolegëve të mi shpresoj të kem sjellë një qasje më miqësore dhe më përbashkues”.

“Ky komision është pushtet i opozitës, ia kanë dhënë shqiptarët. Pushteti ka pjesën e vet dhe opozita ka pushtetin e saj. Shkelet në mënyrë më flagrante në një mbledhje në orën 14:37 nga stafi, një pjesë e tyre nuk kanë marrë njoftim. Kështu nuk mund të vazhdohet, jam e prekur si njeri dhe politikisht, si guxojnë njerëz me ca do lloj xhakete të bëjë këto gjëra. Është organizuar një mbledhje që kryetarja e Komisionit nuk është njoftuar, në datën 19 korrik në orën 11:00, unë e kam marrë njoftimin në 14:37, juve mund t’ju duket shkelje e vogël, për mua jo. (…) Stafin jam përpjekur ta mbaj në pozita jo politike, nuk u kam kërkuar që të bëjnë asnjë kundër ligjit, apo për opozitën,  stafi është i përdhunuar, sepse është vënë në shërbimin tuaj (i referohet PS). Për mua është e shëmtuar”, tha deputetja.

Ajo ka pasur akuza edhe për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe presidentit Bajram Begaj.

“Ka qenë e përfshirë në këtë skandal. (…) Presidenti e kaloi në heshtje një gjë është e turpshme”, tha Açka.

Në fund, pati një mesazh edhe për Skënder Gjinushin.

“Ta gëzoni atë që ia keni rehatuar të ndenjurat në politikë”, përfundoi Açka.

Por pasdite, në një tjetër reagim, deputetja demokrate ka mohuar gjithka.

“Jo nuk është e vërtetë, do ta lë një moment të dytë. Po, kërkova të largohem për shkak të incidentit të turpshëm të komisionit klandestin të socialistëve me çështjen e Akademisë, por nuk m’u aprovua”.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori