Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak të martën në Bruksel ka pritur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi lidhur me situatën aktuale në veri dhe çështjen e targave.
Pas përfundimit të takimeve, Lajçak përmes postimit në Twitter dhe Zyra e kryeministrit kanë njoftuar për atë që është diskutuar.
Përfaqësuesi i BE-së ka thënë se është urgjente gjetja e një zgjidhje për situatën aktuale në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, Lajçak ka shkruar se “çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”.
“Me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi sot diskutuam për krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veçanti çështjen e targave. Ne kemi nevojë urgjente për të gjetur një zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren. Çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”, ka shkruar Lajçak.
Lidhur me çështjen e targave dhe takimin me Lajçak kanë njoftuar edhe nga Kryeministria përmes një komunikate, ku thuhet se në takim janë biseduar opsionet e konvertimit të targave ilegale serbe.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, zëvendëskryeministri Bislimi gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e fokusimit të bisedimeve në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk duhet të lejojnë shpërqendrime të qëllimshme nga bisedimet për normalizimin e plotë nga veprime që synojnë përshkallëzimin në terren.
“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut parimor dhe jemi të interesuar të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë”, citohet të ketë thënë Bislimi, transmeton Telegrafi.
Sipas komunikatës, Bislimi ka përsëritur interesimin e Kosovës për të vazhduar me takime të rregullta në Bruksel, për elementet e normalizimit të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër.
“Diskutuan gjithashtu dhe opsionet për konvertimin e suksesshëm të të gjitha targave ilegale, në ato legale”, ka thënë Bislimi.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve APA, ka folur për zhvillimet e fundit në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Ai a thënë se do të plotësohen vendet vakante në institucionet e Kosovës në veri, të lëna bosh pas dorëheqjes së serbëve.
Sipas tij, edhe deputetët e Listës Serbe do të zëvendësohen në bazë të Ligjit të zgjedhjeve.
“Në do të organizojmë zgjedhje të reja në katër komunat veriore. Nuk mund të lejojmë vakuum institucional”, deklaroi Kurti për APA.
Duke folur për vendet e lëna bosh në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka thënë se nëse Lista Serbe nuk dëshiron të futet në Kuvend dhe Qeveri, “do të gjenden partnerë të tjerë”, duke aluduar në subjektet e tjera politike të serbëve të Kosovës, ashtu siç e parashikon Kushtetuta.
Ai ka thënë se edhe policët do të zëvendësohen “sepse duhet të garantojmë rendin dhe sigurinë për të gjithë që jetojnë në ato zona”.
“Ne kemi nevojë për policë të mirë, me integritet personal dhe profesional, pavarësisht nga etnia e tyre”, deklaroi Kurti, përcjell Telegrafi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia dhe FSK nis operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori
Më ftohtë në Mavrovë, Kodër të Diellit dhe Kriva Pallankë
“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles