Çështja e presidentit, grupi parlamentar i LVV-së dhe ai i PDK-mblidhen sot

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës pritet të mblidhen sot për çështjen e presidentit të Kosovës.
Siç merr vesh Telegrafi, Grupi parlamentar i LVV-së do të mblidhen në orën 13:30, ndërsa ai i PDK-së në orën 14:00 në Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe, Kosova ka hyrë në një periudhë vendimtare për zgjedhjen e presidentit, pasi mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 4 prill.
Sipas Kushtetutës, nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin brenda 30 ditëve para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
Për zgjedhjen e presidentit, kërkohen të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para të votimit, ose 61 vota në rundin e tretë, nga gjithsej 120 deputetë të Kuvendit.
Sipas Kushtetutës, për të propozuar një kandidat për president, nevojiten të paktën 30 nënshkrime nga deputetët. /Telegrafi/




















































