LAJMI I FUNDIT:

CES: Toshiba sjell tabletë me laps digjital, plus laptopin hibrid

CES: Toshiba sjell tabletë me laps digjital, plus laptopin hibrid

Toshiba ka prezantuar një treshe të pajisjeve të reja në CES 2015, duke përfshirë dy tabletët Toshiba Encore 2 Write dhe hibridin Portege Z20t Ultrabook.

Encore 2 Write është në dispozicion në dy madhësi të ekraneve, njërin me 10,1 dhe tjetrin me 8 inç, dhe vjen me lapsin digjital Toshiba TruPen me teknologjinë Wacom Feel.

Kompania është gjithashtu duke u munduar që ti dallojë tabletët e saj me aplikacionet ekskluzive si TruNote, TruCapture dhe TruRecorder, për marrjen e shënimeve, kapjen e tekstit dhe audio-incizimet, respektivisht.

Tabletët e rinj nga Toshiba bazohen në procesorin Intel Atom, 11-orë jetëgjatësi të baterisë, kamerën e pasme me 8MP, kamerën frontale në HD, microUSB 2,0, mbështetje për microSD deri në 128GB dhe microHDMI, ndërsa të njëjtit fillojnë në 64GB memorie të brendshme dhe 2GB RAM.


Toshiba është mbështetur në Windows-8,1 si system operativ për tabletët e saj, ndërsa ka përfshirë edhe paketën e Office 365 abonimin personal për një vit.

Tabletët e Toshiba’së do të jenë në dispozicion nga data 11 janar 2015 tek shitësit e zgjedhur dhe online për 400 dollarë për modelin me 10,1-inç dhe 350 dollarë për modelin me ekranin prej 8-inç.

Ndërsa, Portege Z20t është një pajisje hibrid 2-në-1, që përfshin laptopin Ultrabook dhe tabletin me një tastierë që ndahet, me ekranin prej 12,5-inç në 1080p, plus stilolapsin digjital Wacom. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Teknologji
Kalo në kategori