LAJMI I FUNDIT:

Certifikata për gratë fermere

Certifikata për gratë fermere

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti do të ndajë certifikatat për gratë pjesëmarrëse në trajnimin organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe instituti “Riinvest”, “Trajnimi për gratë fermere, ndikimi i trajnimit direkt në zbutjen e papunësisë së grave mbajtëse të familjes”.

Fokus i veçante i këtij projekti ishin gratë kryefamiljare si dhe gratë që jetojnë në kushte të rënda sociale.


Me këtë rast, 24 gra fermere të përzgjedhura nga katër fshatra të Komunës së Prishtinës , u trajnuan për bujqësi cilësore. /Telegrafi/