Në një ceremoni solemne në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, me praninë e rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, stafit akademik dhe atij administrativ, u përmbyll viti 2022, një vit që shënoi suksese të mëdha të UBT-së në sferën e arsimit, edukimit, shkencës dhe teknologjisë.
Të gjitha këto suksese u shënuan falë angazhimit dhe përkushtimit të stafit akademik dhe atij administrativ, që sipas rektorit Hajrizi, dëshmon se UBT-ja është vlerë e përbashkët e të gjithë atyre që kontribuojnë për të ndërtuar këtë ekosistem të dijes dhe inovacionit.
“Dhe ja ku jemi sot, në një moment kur një ëndërr u bë realitet falë punës, angazhimit dhe përkushtimit maksimal të të gjithë juve, që jeni staf akademik, administrativ dhe studentë sot, por edhe të gjithë ata që një pjesë të jetës e kaluan nën çatinë e UBT-së, kontribuuan, u pajisën me dije, dhe sot jetojnë e punojnë në vend dhe jashtë kufijve të shtetit, si qytetarë të suksesshëm”, ka thënë mes tjerash rektori Hajrizi.
Renditja në vendin e gjashtë në botë për revolucionin e katërt industrial nga ËURI, rangimi në mesin e universiteteve më të mira në botë nga Times Higher Education, pjesëmarrja në ngjarjen historike të nënshkrimit të versionit të ri të deklaratës “Magna Charta Universitatum”, bashkëpunime me universitete më presitigjioze dhe institucione të tjera edukativo-arsimore, vendi i dytë në botë dhe medalja e argjendtë erdhi në Kosovë nga olimpiada botërore e robotikës “First Global Challenge”, ishin disa nga arritjet dhe sukseset e UBT-së që karakterizuan vitin 2022.
Në këtë ceremoni u prezantua edhe dokumentari i shkurtër i përgatitur për UBT-në nga stafi i zyrës së Media Grup-it të UBT-së, ku u paraqitën aktivitete, njëherësh sukseset dhe sfidat e institucionit gjatë vitit 2022.
Më pas, për kontributin e dhënë ndër vite, UBT nderoi me mirënjohje punëtorët që për dhjetë vjet i qëndruan besnikë dhe kontribuuan për institucionin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës