Çerdhet dhe shkollat në të cilat mësojnë nxënësit deri në klasën e tretë do të mbeten të hapura. Sipas autoriteteve momentalisht situata është nën kontroll dhe se nuk ka përhapje të virusit në këto institucione. Ata theksojnë se gjendjen me COVID-19 e ndjekin për çdo ditë dhe se do të ndërmerren masa të tjera nëse ndryshon pasqyra epidemiologjike.
Ministrja Mila Carovska dje theksi se sipas statistikave të fundit, 60 nxënës dhe 160 mësimdhënës të cilët janë me prani fizike në shkollë janë të infektuar dhe se deri sa nuk krijohen kushte për mbylljen e shkollave, do të mbetej ky model i mësimit.
“Në fillim të kësaj jave njoftuam se sa është përqindja e nga numri i përgjithshëm i nxënësve dhe do të shihni se 0.05 është infektimi te nxënësit dhe 0.6% te arsimtarët. Kjo do të thotë se nuk po e kalojmë 1% dhe se nuk ka përhapje të coronavirusit në shkolla”, tha Carovska.
Ajo shton se mësimdhënësit i zëvendësojnë zëvendësit e tij, ndërsa mësimdhënësit mund të vazhdojnë të japin mësim online në rast se izolohet e gjithë klasa.
“Të gjitha shtetet në botë, edhe OBSH edhe UNICEF rekomandojnë që shkollat të mbeten të hapura. Gjithkund në botë janë të hapura. Ne nuk kemi numër të madh. Ajo që është e rëndësishme për sistemin tonë është vazhdimësia në mësim dhe ne do të angazhohemi për të njëjtën”, tha Carovska.
Ministrja e MPPS-së, Jagoda Shahpasnka vlerësoi se gjendja është nën kontroll dhe se që nga hapja e çerdheve më 9 shtator gjithsej 33 fëmijë kanë rezultuar pozitiv dhe 109 punonjëse nga gjithsej 11 fëmijë që ndodhen nëpër çerdhe.
“Momentalisht në izolim janë 107 punonjëse dhe 650 fëmijë”, thotë Shahpanska duke sqaruar se numri më i madh i fëmijëve në izolim është për shkak se një kujdestare e infektuar me COVID-19 izolim grupin prej 15 fëmijëve minimum dhe kolegen e tij.
Ndryshe, çerdhet filluan me punë më 9 shtator ndërsa shkollat u hapën vetëm për nxënësit deri në klasë të tretë. Këto institucione punojnë me protokolle të posaçme ndërsa nxënësit e tjerë mësimin e ndjekin online./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit