Virologët kanë shprehur shqetësime për shfaqjen e një varianti tjetër Omicron me përhapje të shpejtë, i cili po fiton me shpejtësi terren në Indi dhe tashmë ka mbërritur në Evropë.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, Varianti BA.2.75 – i mbiquajtur “Centaurus” – u zbulua për herë të parë në Indi në fillim të majit.
Rastet në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, që atëherë janë rritur ndjeshëm – dhe me sa duket më shpejt se ato të variantit jashtëzakonisht të transmetueshëm BA.5, i cili është gjithashtu i pranishëm në Indi dhe po zhvendos me shpejtësi variantin BA.2 që më parë dominonte në shumë vende.
Kështu, BA.2.75 që atëherë është zbuluar edhe në rreth 10 vende të tjera, duke përfshirë MB, SHBA, Australi, Gjermani dhe Kanada.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) e caktoi atë një “variant nën monitorim” më 7 korrik, që do të thotë se ka disa indikacione se mund të jetë më i transmetueshëm ose i lidhur me sëmundje më të rënda.
Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron gjithashtu nga afër variantin e ri, megjithëse shkencëtarja kryesore në këtë organizatë, Dr Soumya Swaminathan, tha se nuk kishte ende mostra të mjaftueshme për të vlerësuar ashpërsinë e tij.
Përveç rritjes së dukshme të shpejtë dhe përhapjes së gjerë gjeografike, virologët janë alarmuar nga numri i madh i mutacioneve shtesë që përmban BA.2.75, në krahasim me BA.2, nga të cilat ka të ngjarë të ketë evoluar.
“Kjo mund të nënkuptojë se ai ka pasur mundësinë të evoluojë, një avantazh mbi një linjë tashmë të suksesshme të virusit”, ka vlerësuar Dr Stephen Griffin, një virolog në Universitetin e Leeds.
“… Vitin e kaluar, shumë ishin të bindur se Delta përfaqësonte një kulm evolucionar për virusin, por shfaqja e Omicron dhe rritja e madhe e ndryshueshmërisë dhe evazivitetit të antitrupave është një shenjë se ne si popullatë nuk mund të ndjekim një plan të ngjashëm me gripin për të mbajtur ritmin me evolucionin viral”, ka thënë më tej Griffin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Hëna e përgjakur” shfaqet në qiell – publikohen imazhe spektakolare nga fenomeni që mahniti shikuesit

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës