LAJMI I FUNDIT:

Cen Desku: PDK-ja ma mori bukën, LDK-ja kishte tepër, por nuk më dha

Cen Desku: PDK-ja ma mori bukën, LDK-ja kishte tepër, por nuk më dha

Bashkëthemeluesi i degës së LDK-së në Komunën e Malishevës, Cen Desku gjatë 30 tetorit të vitit 1998 ishte arrestuar nga strukturat e UÇK-së.

Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në atë kohë kishte lëshuar komunikatë për arrestimin e tyre. Cen Desku dhe një tjetër aktivist i LDK-së konsideroheshin të dëmshëm për luftën e UÇK-së.

Desku në “Debat Plus” thotë se pas luftës është përndjekur nga rivalët politikë por nuk është ndihmuar nga LDK-ja.


“Në vitin 2006 u largova nga puna. PDK-ja ma mori bukën, por LDK-ja edhe pse kishte bukë tepër nuk më dha”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Bashkëthemeluesi i degës së LDK-së në Komunën e Malishevës thotë se për shkak të një deklarate për formimin e qeverisë në nivel të Kosovë në vitin 2002.

“Ato fjalë që i thashë në gazetë, Jakup Kastrati me të cilin jemi arrestuar bashkë, e që ishte kryetar i degës së LDK-së në Malishevë, më tha “tradhtarë” për ato fjalë”.

Desku thotë se nga ajo kohë (viti 2002) më nuk ishte pjesë e LDK-së, dhe aktivitetin e vazhdoi në partinë e Ballit Kombëtar.

Ai thotë se edhe në Ballin Kombëtar gjeti persona që nuk ishin shumë në rregull kombëtarisht duke pushuar aktivitetin politik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori