LAJMI I FUNDIT:

Celonis shpallet kompania teknologjike më inovative e vitit 2019 nga International Business Awards

Celonis shpallet kompania teknologjike më inovative e vitit 2019 nga International Business Awards

Celonis është shpallur kompania teknologjike më inovative (deri 2,500 punonjës) – nga International Business Awards 2019.

Kjo reflekton punën e jashtëzakonshme të ekipeve të zhvillimit që kanë krijuar produkte që u vlerësuan me çmimet më të larta në botën e inovacionit. Ky çmim prestigjioz vjen për here të parë në kompaninë globale, ku kontribues i rëndësishëm është edhe dega e zhvillimit në Kosovë.

Si pjesë e iniciativave lokale për ngritjen e kapaciteteve lokale të zhvilluesve në Kosovë si dhe promovimit të skenës teknologjike, Celonis ka mbajtur 5 Developer Meetups ku janë shkëmbyer praktika relevante për tregun e punës duke i pajisur zhvilluesit lokal me shkathtësi dhe njohuri të reja. Për t’i përcjellur tutje këto risi, me datën 9-11 shtator, do të mbahet një Kick-Off në Prishtinë ku do të mbledhen 100 inxhinierë nga të gjitha degët globale të Celonis.


Duke reflektuar në punën dhe angazhimin e Celonis në skenën teknologjike në Kosovë përmes zhvillimit të produkteve inovative, rritjes së kapaciteteve lokale si dhe promovimit të skenës lokale teknologjike, bëhet ftesë për të gjithë të interesuarit për bashkëpunim dhe mundësi punësimi.

Rreth Celonis L.L.C:

Celonis është një kompani me rritje të jashtëzakonshme dhe lider i tregut global në fushën e Process Mining. Qendra e Celonis në Kosovë qe një vit ka formuar një ekipë 35 anëtarëshe dhe ka edhe dhjetra pozita tjera të hapura për punësim. Në të njejtën kohë, Celonis është duke investuar në zhvillimin dhe ngritjen e burimeve njerëzore të reja nëpërmjet bursave profesionale, praktikës, mentorimit si dhe programeve të brendshme për zhvillim.

Si kompani e udhëhequr nga teknologjia, Celonis në Kosovë është fokusuar në zhvillimin e produkteve të Intelligent Business Cloud që është vegla më e fuqishme në botë për analizimin, përpunimin dhe transformimin e të gjitha proceseve biznesore të mbështetura nga IT.

Link për çmimet dhe Celonis:

https://www.celonis.com/

https://www.celonis.com/press/celonis-wins-gold-stevie-award-for-the-most-innovative-tech-company-of-the-year

https://stevieawards.com/iba/2019-company-organization-awards-winners

Në trend Teknologji

Më shumë
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

Teknologji

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Kalo në kategori