LAJMI I FUNDIT:

Çeku: Rritja e kabinetit qeveritar është kthim në kohën e PAN-it

Çeku: Rritja e kabinetit qeveritar është kthim në kohën e PAN-it

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku ka thënë se LVV-ja kërkon unifikim të gjithë spektrit politik të Kosovës, për të çuar vendin në zgjedhje.

Çeku, tha se Qeveria Hoti nuk ka legjitimitet dhe se si e tillë nuk mund të përfaqësoj Kosovën as në dialog, e as në procese tjera jetike për vendin.


“Lëvizja Vetëvendosje kërkon unifikim të gjithë spektrit politik të Kosovës, për të çuar vendin drejt zgjedhjeve sa më parë. Nëse nuk do të ketë Qeveri legjitime nuk mund të ketë as dialog, e as veprime tjera. Ne duhet të kemi legjitimim të Qeverisë, pastaj të flasim për gjëra të tjera, Nuk mund të pritet nga një Qeveri e paligjshme dhe pa legjitimitet ta përfaqësoj Kosovën në disa procese që janë jetike për të ardhmen e këtij vendi”, tha Çeku.

Ai shtoi se Qeveria Hoti, është e varur nga Lista Serbe dhe kontrollohet nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, ndërkaq po ashtu u shpreh se nuk është e aftë për menaxhim as të pandemisë, e as për trajtimin e efekteve ekonomike, raporton Telegrafi.

“Tashmë është e ditur që Kosova ka Qeveri jo legjitime, të paligjshme dhe kontrolluar nga presidenti dhe të varur nga Lista Serbe. Dhe, sikur këto të mos mjaftonin këto uzurpues të zyrave u shquan edhe me paaftësi totale, sidomos me menaxhimin e pandemisë, në trajtimin e efekteve ekonomike dhe në procesin e shkollor dhe natyrisht kulmi është kthimi i mendësimit të zhvatjes përmes rritjes së pakontrolluar të kabinetit qeveritar. Kjo domosdoshmërisht vjen me rritje të shpenzimeve, me më shumë mëditje, hotele, karburant, dreka, mbushje dhe të ngjashme”, tha Çeku.

Sipas tij, rritja e kabinetit qeveritar është kthim në kohën e PAN-it.

“Muri i madh i zëvendësministrave, i këshilltarëve, plani i tyre për kthimin e koordinatorëve nacional është vazhdimësi i mendësisë së zhvatjes së parasë publike përmes kapjes së shtetit dhe punësimeve familjare dhe partiake”, tha Çeku.

Ai tha se Qeveria Kurti kishte zvogëluar ndjeshëm kabinetin qeveritar dhe kishte nisur reformën për më shumë efiçiencë në administratë, gjë e cila është ndërprerë përgjysmë, sipas tij.

“Situata me pandeminë është jashtë kontrollit”, tha Çeku, i cili shtoi se nga vlerësimet e autoriteteve botërore si vendi model për menaxhimin e pandemisë gjatë Qeverisë Kurti, tashmë ai tha jemi kthyer në njërin nga vendet me më së shumti të infektuar me COVID-19 në Evropë.

“Nxituan të heqin të gjitha masat, premtuan testime masive, ndërsa e ulën numrin e testimeve, ndërsa nuk e bën vlerësimin e situatës epidemiologjike pas hapjes dhe kapacitetet spitalore sot janë në pikën kritike”, tha Çeku.

“Derisa qytetarët presin veprime konkrete, dy masat kryesore të zotëri Zemajt janë, kritika ndaj Qeverisë Kurti, dhe PR i tij personal me bastisje lokalesh në prani të kamerave. Ndërkohë humbja e jetëve nga COVID-19 është shndërruar në përditshmëri dhe gjithë sakrifica jonë qytetare, profesionale e institucionale e gjithë këtyre muajve, u kthyer në pikën zero, ra për tokë brenda vetën 30 ditësh qeverisje”, tha ai.

Çeku shtoi se rimëkëmbja ekonomike nuk është duke ndodhur, pasi sipas tij kjo qeveri nuk e ka idenë si trajtohen efektet ekonomike të pandemisë.

“Rimëkëmbja ekonomike nuk po ndodh, që me shumë pompozitet flisnin për planin e tyre gjenial të rimëkëmbjes ekonomike, një muaj më vonë kanë përfunduar në improvizime dhe paqartësi totale, njëjtë si me ndaljen e virusit. Kjo qeveri nuk ka ide si trajtohen as efektet ekonomike të pandemisë. Me këtë biznesi rrezikon të thellohet në humbje dhe qytetarët në varfëri”, tha ai.

“Qeveria e kaluar të paktën e bëri mësimin online. Mirëpo çka do të ndodh tani e tutje, a do të vazhdojë mësimi online apo do ta heqin. Ne nuk dimë asgjë, sepse as këta vet nuk dinë në lidhje me arsimin”, u shpreh ai.

Në fund, ai shtoi po ashtu se lejimi i ndërtimit të hidrocentraleve rrezikon shëndetin publik.

“Gjatë Qeverisë Kurti bëhej analiza për pezullimin e hidrocentraleve dhe ishte marrë vendimi për pezullimin e ndërtimeve për shkak të pandemisë, ndërsa Qeveria aktuale i rrëzoj këto nisma, duke vendosur interesin e ngushtë biznesor mbi interesin publik. Programi i tyre shihet se është punuar me nguti  dhe ka përmbajtje mediokre. Për pjesën më të madhe të zotimeve është përdorur gjuha përgjithësuese duke u ikur zgjidhjeve konkrete”, tha Çeku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori