Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se Shtëpia Dobruna Polloshka në Gjakovë është restauruar dhe është gati për funksionalizim, duke u shpëtuar nga shkatërrimi i plotë.

Në një postim në Facebook, Çeku ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore për brezat e ardhshëm.


“Edhe një kryevepër e trashëgimisë kulturore ruhet për brezat e ardhshëm”, ka shkruar ministri.

Ai ka bërë të ditur se objekti tashmë ka përfunduar procesin e restaurimit dhe është i gatshëm për t’u vënë në funksion.

“Shtëpia Dobruna Polloshka në Gjakovë, e shpëtuar nga shkatërrimi i plotë, tashmë është e restauruar dhe gati për funksionalizim”, ka deklaruar Çeku.

Sipas Ministrisë së Kulturës, restaurimi i këtij objekti përbën një hap të rëndësishëm në mbrojtjen dhe valorizimin e trashëgimisë kulturore në vend. /Telegrafi/