Çeku: Bashkë për një Prishtinë të zhvilluar, funksionale e të barabartë për të gjithë

Nga pllatoja e Bibliotekës Kombëtare, Lëvizja Vetëvendosje bëri hapjen e fushatës për balotazhin e 9 nëntorit.
Kandidati për Kryetar të Prishtinës, duke i falenderuar qytetarët për mbështetjen e madhe e të vazhdueshme, theksoi se po takon qytetarët në çdo lagje e në çdo fshat të kryeqytetit.
Në prani të Kryeministrit Albin Kurt, Çeku tha se është bashkuar me qytetarët për të mposhtur keqqeverisjen e katër viteve të fundit.
E programi i tij ka plane konkrete për Prishtinën e arsimit cilësore, çerdheve publike të qasshme e Prishtinën e Lojërave Mesdhetare.
Më tej theksoi se 9 nëntori është data e ndryshimit pë Prishtinën.
“Duam Prishtinën e vitit 2035, që do të jetë edhe funksionale, edhe e zhvilluar dhe do të garantojë barazi dhe për këtë e kërkoj mbështetjen e të gjithë juve”, u shpreh Çeku.



















































