Çdo marrëveshje paqeje me Rusinë do të varet nga tërheqja e forcave ruse në pozicionet e tyre para fillimit të agresionit, ka thënë presidenti i Ukrainës.
Duke folur për një institut në Londër, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se ky ishte minimumi që vendi i tij mund të pranonte, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Ai theksoi se ishte lideri i “Ukrainës, jo i një mini-Ukraine”.
Por ai nuk e përmendi Krimenë, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
Ndërkohë Rusia aktualisht po lufton për të marrë kontrollin e plotë të qytetit të Mariupol.
Atje ka ende forca ukrainase së bashku me disa civilë në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal të qytetit juglindor, i cili i është nënshtruar një sulmi të furishëm rus.
Marrja përfundimisht e Mariupolit do të ishte arritja më e madhe e Rusisë në dy muajt e luftës dhe do t’i jepte presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, diçka për të festuar më 9 maj, që është “Dita e Fitores” në Rusi – ditën kur vendi shënon fitoren sovjetike ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.
Megjithatë, duke folur nga Kievi për institutin Chatham House në Londër, Zelensky tha: “Për të ndalur luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, hapi duhet të jetë rikthimi i situatës që nga 23 shkurti” – duke iu referuar një dite para fillimit të agresionit rus mbi Ukrainë.
“Unë u zgjodha nga populli i Ukrainës si president i Ukrainës, jo si president i një mini-Ukraine. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme”, ka shtuar ai.
Referenca për situatën e 23 shkurtit sugjeron se Ukraina mund të mos insistojë në rimarrjen e Krimesë përpara se të bëjë paqe me Rusinë. Gadishulli u aneksua nga Rusia tetë vjet më parë.
Në këtë drejtim Zelensky bëri thirrje për rifillimin e dialogut diplomatik midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Pavarësisht faktit se ata shkatërruan të gjitha urat tona, unë mendoj se jo të gjitha urat janë shkatërruar ende, në mënyrë figurative”, ka thënë më tej ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë