Çdo i katërti i punësuar në Maqedoni punon jashtë orarit të punës dhe këto orë nuk i paguhen (Video)
Çdo i katërti i punësuar në vend punon jashtë orarit të punës, por këto orë nuk i paguhen. Këtë e tregon hulumtimi më i ri i Institutit “Finance Think”. Analiza ka vënë në pah se në minus më të madh janë punëtorët që marrin rrogë minimale, sepse sipas llogaritjeve çdo të katërtën javë në muaj e punojnë falas-respektivisht pa kompensim. TV21 ka përgatitur një grafikë me të dhënat e hulumtimit të “Finance Think”.
Më së shumti keqpërdoret mundi i romëve. Pothuajse gjysma e romëve punojnë rreth 14 orë shtesë në javë, të cilat nuk u paguhen. Pastaj vijnë turqit, 30% e të cilëve punojnë 17 orë shtesë në javë. Sa u takon shqiptarëve, ata gjatë një jave punojnë mesatarisht nga 12 orë jashtë orarit të punës. Situata e ngjashme është edhe me maqedonasit.
“Finance Think”
Orët jashtë orarit të punës
Romët 44,6% orët jashtë orarit të punës 14 orë dhe 23 minuta
Turqit 28,7% orët jashtë orarit të punës 16 orë dhe 59 minuta
Shqiptarët 21,9% orët jashtë orarit të punës 11 orë dhe 55 minuta
Maqedonasit 25% orët jashtë orarit të punës 12 orë dhe 17 minuta
Sa i përket përfaqësimit gjinor, analiza ka treguar se burrat punojnë mesatarisht nga dy orë më shumë jashtë orarit të punës sesa gratë, ose 13 kundrejt 11 orëve në javë. Kjo do të thotë se 28% e burrave kundrejt 20% të grave, gjatë një jave kanë pasur të paktën një orë jashtë orarit të punës. Këto të dhëna janë tregues për mosrespektimin e orarit të punës, thotë për TV21 aktivisti për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve, Zdravko Saveski.
“Nëse punohet kaq gjatë jashtë orarit të punës, atëherë përveç pagesës së orëve shtesë, punëtorët kanë të drejtë të marrin edhe një rrogë bonus. Normalisht, se pronarët nuk duan të paguajnë asgjë që është jashtë orarit, as ta respektojnë numrin e orëve shtesë, e as të japin rrogë bonus. Pikërisht kjo është arsyeja pse “shefat” në Maqedoni u pasuruan kaq. Ata nuk e dinë se sa para kanë”, tha Zdravko Saveski, e Majta.
Lidhur me këto të dhëna, kërkuam qëndrim edhe nga drejtori i Inspektoratit të Punës, Alajdin Havziu. Ai konfirmon se ligjet po shkelen, por edhe se inspektorët çdo ditë janë në terren, duke shtuar se inspektorët nuk janë ekspeditë ndëshkuese. Në qoftë se në Inspektoratin denoncohet se nuk respektohet pagesa e orëve shtesë, fillimisht do të lëshohet paralajmërim, pastaj inspektori i edukon udhëheqësit, kurse në rast se konfirmohet se vepra e njëjtë po përsëritet, atëherë punëdhënësit i shqiptohet gjobë prej 3 mijë eurosh. Havziu u bën thirrje të punësuarve, që ta denoncojnë keqpërdorimin e mundshëm të punës së tyre.
“Nuk mund ta konfirmoj këtë, por mund të them se kjo po ndodh. Statistikisht nuk e di në çfarë forme, por ndodh. U bëj thirrje të gjithë të punësuarve në Maqedoni, kur ka raste të këtilla, të lirohen nga komplekse, të vijnë në 30 njësitë tona rajonale dhe të denoncojnë. Vetëm këtë mund ta rekomandoj”, tha Alajdin Havziu, drejtor i inspektoratit të punës.
Shkelja e këtillë e ligjit është një nga segmentet e ekonomisë së zezë, e cila ishte notuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoni. Pavarësisht statistikave që i kemi marrë nga Inspektorati i Punës – se vitin e kaluar janë kryer mbi 20.500 kontrolle, kurse këtë vit deri në muajin mars mbi 4.500, megjithatë gjendja në terren nuk është aq e mirë. Sipas drejtorit të Inspektoratit të Punës, në këtë institucion nevojitet staf i ri, i cili do të trajnohet sipas standardeve evropiane./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës riga shiu dhe vende-vende reshje bore
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht