"Çdo festë e prish", "Ti je baba për sharje" - Buci e Ganiu vazhdojnë përplasjen për fjalorin

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 2, Ylli Dervishi dhe Ganiu kanë vazhduar edhe më tej përplasjen për fjalorin.
Teksa po flisnin, Buci i ka thënë prezantuesit se ai i ofendon të gjithë dhe e prish çdo festë.
“T’i krejt i ke ofendu, çdo festë e ke prish”, është shprehur Buci.

“Për sharje je baba”, ka qenë përgjigja e Ganiut.
Pavarësisht se janë përplasur gjithë kohën, ata janë në debat pranë njëri-tjetrit.

Dyshja kanë treguar edhe për raportin e tyre që kanë jashtë dhe se si njihen.
Sidoqoftë, si Buci ashtu edhe Ganiu, janë shumë të pëlqyer te publiku. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































