Çdo ekip që është kualifikuar deri më tani në “Katar 2022” dhe pesë vendet që ende nuk e kanë prerë biletën

Kualifikimet e Kupës së Botës kanë ardhur intensivisht dhe shpejt gjatë ditëve të fundit, derisa 27 përfaqësuese kanë realizuar kualifikimin, ndërsa kanë mbetur vetëm pesë përpara shortit të së premtes.
Kjo fazë e play-offi nuk do të marrë fund deri më 13-14 qershor, shkaku i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, pasi këta të fundit do të përballet me Skocinë, për të mësuar se kush kualifikohet në finale të play-offit, aty ku i pret Uellsi
Megjithatë, kjo fazë është afër përfundimit, kështu që është më e qartë se kush është kualifikuar, derisa në të premten do të përcaktohet se kush në cilën grup do jetë.
Vendi mikpritës
Katari është konfirmuar prej kohësh për arsye të dukshme. Mund të jetë hera e fundit për një kohë që shohim një ekip të vetëm të kualifikohet automatikisht, pasi në vitin 2026, ShBA, Kanada dhe Meksika e organizojnë Botërorin dhe nuk do të ketë kualifikim automatik.
EVROPA
Një përmbledhje e shpejtë për ata që mund të harrojnë. Dhjetë grupe me pesë ose gjashtë ekipe. Skuadra kryesore kualifikohet automatikisht. Dhjetë nënkampionët si dhe dy fituesit më të mirë të grupeve të Ligës së Kombeve hynë në një strukturë play-off me 12 ekipe.
Të martën në mbrëmje, Polonia dhe Portugalia rezervuan vendet e tyre. Kjo na jep listën e mëposhtme të ekipeve të kualifikuara nga Evropa.
Gjermania Danimarka Franca Belgjika Kroacia Spanja Serbia Anglia Zvicra Holanda Polonia Portugalia
Skocia apo Ukraina ndaj Uellsit
AMERIKA JUGORE
Format shumë më i lehtë këtu. Dhjetë skuadra të Amerikës së Jugut luajnë me njëra-tjetrën në shtëpi dhe jashtë. Katër të parat kalojnë automatikisht dhe skuadra e pestë kalon në play-off ndërkonfederatash. Këtu janë përfaqësuesit.
Brazili Argjentina Ekuador Uruguai Peru/Kolumbi/Kili shkojnë në play-off ndërkonfederatash.
AFRIKA
Tre raunde (faza e grupeve, pastaj eliminimi) na lënë me pesë ekipe për të përfaqësuar Afrikën. Këto pesë janë konfirmuar.
Senegali Kamerun Gana
Maroku Tunizia
AMERIKA E VERIUT
Tre raunde na lënë me tetë ekipe që luftojnë për tre pika automatike dhe një vend ndërkonfederatash. Këtu janë skuadrat që kanë kaluar:
Kanadaja SHBA/Meksika/Kosta Rika shkojnë në play-off ndërkonfederatash.
AZIA
Një tjetër me tre raunde. Raundi i tretë ka dy grupe me nga gjashtë ekipe. Dy të parët në secilin grup kalojnë automatikisht. Dy skuadrat e vendit të tretë do të përballen për të përcaktuar se kush do të kalojë në play offin ndërkonfederatash. Këtu janë skuadrat që janë kualifikuar:
Korea e jugut Irani Japonia
Arabia Saudite Australia/Emiratet e Bashkuara Arabe do të kalojnë në play offin ndërkonfederatash.
Konfederata e Oqeanisë
Zelanda e Re dhe Ishujt Solomon do të përballen me njëri-tjetrin për të parë se kush do të kalojë në play offin ndërkonfederata. Prandaj, ekipi i kualifikuar është shumë i thjeshtë. Zelanda e Re/Ishujt Solomon
PLAY-OFF NDËRKONFEDERATASH
Këtu janë dy ndryshimet në play-off. Ato do të jenë AFC (Azi) - CONMEBOL (Amerika e Jugut) dhe CONCACAF (Amerika e Veriut) - OFC (Oqeania). Australia/Emiratet e Bashkuara Arabe – Peru/Kolumbi/Kili SHBA/Meksikë/Kosta Rika – Zelanda e Re/Ishujt Solomon
LISTA E PLOTË E SKUADRAVE QË JANË KUALIFIKUAR NË KUPËN E BOTËS
27 nga 32 vende të konfirmuara: Katari Gjermania Danimarka Franca Belgjika Kroacia Spanja Serbia Anglia Zvicra Holanda Brazili Argjentina Ekuador Uruguai Irani Korea e jugut Japonia Arabia Saudite Kanadaja Polonia Portugalia Senegali Gana Maroku Tunizia Kameruni. /Telegrafi/























































