Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare, por edhe befasitë njëkohësisht.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes në SHBA është zhvilluar në Target Center të Minneapolis, ku Minnesota Timberwolves ka pësuar humbje me shtatë pikë diferencë 117:124 nga Cleveland Cavaliers.


Donovan Mitchell ka qenë më efikasi për skuadrën fituese pasi e mbylli ndeshjen me 36 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Darius Garland që shtoi 29 pikë të tjera, derisa Niang dhe Jerome e mbyllën ndeshjen me nga 15 pikë.

Rezultatet:

Boston - Atlanta 115:119

Indiana - Philadelphia 115:102

Golden State - Washington 122:114

Minnesota - Cleveland 117:124

Portland - Houston 103:125

telegrafi sport app