Klubi argjentinas, Boca Juniors ka prezantuar transferimin më të ri, sulmuesin Edinson Cavani, para një stadiumi të mbushur me tifozë.

Sulmuesi uruguaian do ta vazhdoj karrierën në Superligën e Argjentinës, tek njëra nga klubet më të njohura.


Bëhet fjalë për Boca Juniors, e cila e ka prezantuar transferimin më të ri para një numri të madh tifozësh.

Prezantimi i Cavanit ishte brilant para stadiumi “La Bombonera” ishte i stërmbushur.

Cavani ka zgjedhur numrin 10 në fanellë, numër të cilin e kanë mbajtur legjenda të mëdha argjentinas.

Diego Maradona, Roman Riquelme dhe Carlos Tevez ishin disa nga ta që e kanë mbajtur këtë fanellë. /Telegrafi/

telegrafi sport app