Ndër vite posti i trajneri te Prishtina ka qenë më i nxehti dhe kush është ulur aty, e ka ndjerë presionin, por duket se është ndryshe tani, prej kur ka zbarkuar francezi Jean Michel Cavalli.
Prishtina ka harruar të fitojë, por kjo gjë nuk përbën më lajm, pasi në vitet e fundit, klubi ma i madh në vend ka mbetur si forcë mesatare e kampionatit.
Sezoni 2020/21 ishte i fundit kur Prishtina fitoi titullin dhe siguroi garat ndërkombëtare, ku që atëherë nuk ka luajtur.
Kryeqytetasit i kishin siguruar garat evropiane në sezonin 2022/23 kur e fituan Kupën e Kosovës, por nuk kishin arritur të licencoheshin për to, duke u bërë klubi i parë në vend që i mohohet kjo gjë.
Që nga largimi i Zekirija Ramadanit që i shpalli kampion, në Prishtinë kanë defiluar edhe emra të trajnerëve si Abdulah Ibrakovic, Ismet Munishi, Debatik Curri, Emanuel Egbo dhe tani Jean Michel Cavalli.
Në sezonin 2022/23, kur në krye të ekipit ishin Ismet Munishi dhe pastaj Debatik Curri, Prishtina kishte arritur të fitonte Kupën e Kosovës me këtë të fundit në stol.
Por suksesi në Evropë nuk ia kishte siguruar punën Debatik Currit, i cili në sezonin tjetër pas dhjetë ndeshjeve ishte larguar nga posti i trajnerit.

Një seri të zezë momentalisht është duke e vuajtur Prishtina edhe nën drejtimin e Jean Michel Cavallit, me të cilin kryeqytetasit nuk dinë për fitore në kampionat tash e gjashtë ndeshje.
Fitorja e fundit është ajo e 1 dhjetorit kundër Dukagjinit si mysafir me rezultat 1-0, me një gol të vonë të Leonat Vitijës.
Pas saj vjen barazimi 2-2 ndaj Gjilanit, humbja tronditëse ndaj Feronikelit ’74 me rezultat 1-0, barazimi pa gola ndaj Malishevës, barazimi 2-2 ndaj Suharekës, barazimi 3-3 ndaj Dritës dhe dje (e diel) humbja 1-0 ndaj Ferizajt.
Prishtina në mesjavë luan në Kupën e Kosovës ndaj Vëllaznimit dhe eliminimi nga kjo garë do të mund të ishte ndeshja e fundit e Cavallit në krye.
Duke e parë klubin se si ka vepruar në të kaluarën, francezi duket prej më të përkëdhelurve, pasi Armend Dallku dhe Debatik Curri, legjenda të klubit, edhe pasi kishin fituar trofe, ishin larguar nga posti i trajnerit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri