LAJMI I FUNDIT:

Çaushi: Konkludimet e vdekjes së Astritit, skenar i mrekullueshëm i një filmi fantastiko-shkencor

Çaushi: Konkludimet e vdekjes së Astritit, skenar i mrekullueshëm i një filmi fantastiko-shkencor

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka thënë gjatë seancës së sotme plenare se e vetmja gjë që po dëgjohet nga përfaqësuesit e pushtetit dhe opozita, është një përpjekje për të tërhequr vëmendjen dhe kritikë për politizim të çështjes.

“Sot bëhen 45 ditë nga vdekja e Astritit dhe shumë qytetarë nuk rreshtin së kërkuari drejtësi për Astritin, dhe pushteti po përdor të gjitha mjetet e mundura për ta mjegulluar rastin dhe për të mbyllur hetimet. Kur GP i VV-së kërkoi seancë për Astritit, pushtetin bëri presion mbi deputetët e tyre që mos të japin nënshkrimet e tyre për të mbajtur këtë seancë të jashtëzakonshme”, ka thënë Çaushi.

Ai ka theksuar njëri nga persona më përgjegjës për këtë rast është Sylë Hoxha, kryeprokurori i Prizrenit, i cili para një muaji ka thënë se Astriti kishte kryer vetëvrasje.


“Gjithë kjo përpjekje e Sylë Hoxhës që me një raport autopsie të mashtroj opinionin u përcoll me kritika. Është e patestueshme se si një ekip mjekoligjor mund të përpiloj një raport autopsie, me gabime që janë skandaloze. Në pikën e par konkludohet se vdekja vije si pasojë e asfiksisë mekanike, kurse më vonë thuhet diçka tjetër. Kjo mund të ishte një skenar i një filmi të mrekullueshëm fantastiko-shkencor”, tha Çaushi.

Ai shoti se Vetëvendosje nuk do të pushoj derisa të ketë drejtësi për Astritin dhe vendi të lirohet nga ky pushtet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori