LAJMI I FUNDIT:

Catcher: “së shpejti rihapja”

Catcher: “së shpejti rihapja”

Më herët gjatë javës kompania Catcher Technology ishte e detyruar të mbyll fabrikën e saj për shkak të ankesave për ndotje të ambientit. Në këtë fabrikë kryesisht prodhohen shtëpiza për MacBook Air, dhe shtëpizat për disa modele të tjera të smartphoneve.

Nga kompania e bënë edhe një deklaratë rreth kësaj çështje, ku thuhet se besojnë se rihapja e fabrikës do të bëhet gjatë muajit nëntor. Gjithashtu, kompania do të investoj në mes dy dhe tre milion dollarë me qëllim të përmirësimit të pajisjeve me cilën gjë pritet të zvogëlohet emetimi i gazrave në atmosferë. Fillimisht, sipas pohimeve të kompanisë, kompania ishte e mbyllur për shkak të “erërave të dyshimta” në të cilat ankoheshin banorët lokal.

Për të shmangur këto situata, në kompani po mundohen të zvogëlojnë vartësinë nga vetëm një fabrikë. Një nga opsionet është zgjerimi i kapaciteteve prodhuese në fabrikën në Tajvan. /Telegrafi/