Cassie Ventura bëhet sërish nënë
Cassie Ventura tashmë është nënë e tre fëmijëve.
Këngëtarja, aktorja dhe modelja mirëpriti fëmijën e saj të tretë me bashkëshortin Alex Fine, tha një burim për ABC News të mërkurën.
Asnjë detaj tjetër nuk u bë i ditur.
Lajmi për lindjen e Venturas vjen dy javë pasi ajo dëshmoi në gjyqin e Sean "Diddy" Combs për abuzim e trafikim.
Këngëtarja, e cila ishte në një lidhje me ndërprerje me Combs për më shumë se një dekadë dhe pretendoi se Combs e abuzoi atë, u thirr nga prokurorët si dëshmitarja e tyre e parë në gjyq sepse ishte tetë muajshe shtatzënë në kohën e dëshmisë së saj.
Një nga episodet për të cilat ajo dëshmoi ishte një incident i vitit 2016 në Los Angeles që anëtarët e jurisë e panë në një video të kapur nga mbikëqyrja e hotelit në atë kohë. Videoja u publikua për herë të parë nga CNN në maj 2024.
Pas publikimit të videos vitin e kaluar, Ventura shkroi në Instagram dhe i falënderoi të gjithë për "dashurinë dhe mbështetjen" e tyre.
Cassie nga ana tjetër u takua me partnerin e saj në palestër. Të njëjtit u martuan në tetor të vitit 2019. /Telegrafi/








































