Casemiro e pranon se e ka konsideruar të ardhmen e tij në Real Madridi gjatë ditëve të para të Zinedine Zidane si trajner i Mbretërve.

Reprezentuesi brazilian ishte pjesë e ekipit nga Santiago Bernabeu kur trajneri francez u promovua në bankinën e Realit.


Zidane mori drejtimin në janar të 2016, në mes të asaj që ishte sezoni i parë i rregullt i Casemiros në kryeqytetin Spanjoll.

Ai fillimisht filloi të anashkalojë brazilianin, me opsione të tjera të favorizuara në mesfushën e tij.

Casemiro fillimisht ishte i dëshpëruar me këtë situatë dhe për një moment konsideroi largimin, por u bind me pak fjalë nga Zidane.

"Çfarë po ndodh? Jemi në janar dhe unë dua të kem një rol në skuadër. Unë dua të luaj, shef!", i kishte thënë Casemiro, Zidanes, sipas Movistar+.

"Casemiro qetësohu, pasi të fillosh të luash nuk do të ndalesh kurrë", i kishte thënë francezi.

Casemiro Zidane 1

Casemiro luajti vetëm 21 minuta gjatë nëntë ndeshjeve të para të Zidanes në janar dhe shkurt të vitit 2016, por gjërat ndryshuan shpejt edhe braziliani u bë shumë i vlerësuar.

Braziliani shpejt u bë titullar i rregullt dhe vazhdoi të shkëlqej duke bërë 123 paraqitje nën drejtimin e Zidanes.

Ai e ndihmoi Real Madridin të fitojë tri herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve dhe një herë titullin në La Liga. /Telegrafi/

telegrafi sport app