LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Në Maqedoninë e Veriut ka filluar të krijohet dialog i vërtetë social

Carovska: Në Maqedoninë e Veriut ka filluar të krijohet dialog i vërtetë social

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, sot në “Tekstiliada” në Shtip, mori pjesë në një panel diskutimi – Sindikata në të kaluarën dhe tani.

Përmes një debati me përfaqësuesit e organizatave sindikale nga vendi dhe Suedia, përfaqësues të Organizatës së Punëdhënësve dhe të tjerë, ajo theksoi se në Maqedoninë e Veriut po fillon të krijohet një dialog i vërtetë shoqëror nga i cili mund të presim përparim në politikat e punës që do të jenë të mira për të gjithë.

“Nëse në të kaluarën organizatat sindikale ishin thjesht një figurë dhe jo vendimmarrëse, përkundrazi këtë për ata e bënte shteti, tani kemi një proces në të cilin gjërat kanë ndryshuar. Sindikatat që janë zëri i punëtorëve janë të përfshirë në krijimin e të gjitha ligjeve që prekin punëtorët dhe ekziston një dialog i shëndetshëm për të njëjtit. Ky dialog përfshin gjithashtu punëdhënës dhe institucione shtetërore dhe ekspertë, dhe kjo më bën vërtet të lumtur. Në këtë mënyrë, ne jemi në fazën përfundimtare të krijimit të një ligji krejtësisht të ri të punës dhe Qeveria nuk do ta miratojë atë derisa të ketë marrëveshje për çështje të hapura që do të jenë në interes të të gjithëve”, tha Carovska.


Ministrja theksoi se përmes dialogut me punëtorët e dëmtuar në procesin e tranzicionit, të cilët kanë vite që enden nëpër rrugë duke kërkuar drejtësi, sot kemi arritur të sigurojmë kompensim mujor për 11.000 të falimentuar e cila do të vazhdojë deri në daljen në pension të tyre. Ligji i ri i miratuar së fundmi nga qeveria do të rrisë numrin e tyre deri në 12.000./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori