LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Mësimi me prani fizike është opsioni më i mirë

Carovska: Mësimi me prani fizike është opsioni më i mirë

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme në mbledhjen online me ministren Mila Carovska, përshëndeti vendimin e Qeverisë për nisjen e vitit mësimor me prani fizike me protokolle për mbrojtjen e shëndetit.

Nga UNSHM konsiderojnë se mësimi me prani fizike është më i mirë për procesin e arsimit, socializmin dhe mbrojtjen e shëndetit mental.

“Jemi të kënaqur nga vendimi i marrë, për shkak se ne edhe vitin e kaluar u angazhuam që shkollat të jenë të hapura. Shpresojmë se të gjithë bashkërisht me respektim të masave për mbrojtje dhe protokolleve do të kontribuojmë që mësimi në banka shkollore të jetë sa më i gjatë”, tha Luka Paviqeviq, kryetari i UNSHM-së.


Ministrja bashkërisht me nxënësit shqyrtuan protokollin shëndetësor për mësim me prani fizike në shkollat e mesme dhe biseduan për masat shtesë me qëllim që të sigurohet mbrojtje më e madhe për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.

Carovska në takim theksoi se nxënësit janë ndër partnerët më të rëndësishëm të MASH-it në krijimin e politikave arsimore, por edhe te masat për mbrojtje nga pandemia.

“Më vjen mirë që kemi mundësi që viti mësimor të fillohet me prani fizike, për shkak se ne jemi vend që më së shumti i mbajti shkollat të mbyllura për shkak të pandemisë. Shtabi kryesor koordinativ vlerësoi se janë krijuar kushte që mësimi të jetë me prani fizike dhe dje Qeveria e miratoi vendimin”, tha Carovska.

Ajo u bëri thirrje nxënësve të shkollave të mesme dhe kuadrit mësimor që t’i respektojnë masat dhe protokollet për shkak se vetëm kështu mund të mbahen shkollat më gjatë të hapura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori