LAJMI I FUNDIT:

Carovksa: Nuk do të risim pagën minimale nëse nuk jemi të sigurt se ekonomia mund ta mbaj

Carovksa: Nuk do të risim pagën minimale nëse nuk jemi të sigurt se ekonomia mund ta mbaj

Zv. kryeministrja për Çështje Ekonomike Mila Carovska beson se rritja e pagës minimale ka dhënë rezultatet e pritura, domethënë ka stimuluar rritjen e pagave të tjera, që sipas saj, mund të shihet nga rritja e pagës mesatare në vend.

“Të gjitha masat që morëm së bashku me të gjithë partnerët socialë – punëdhënësit, Odat Ekonomike, sindikatat – kishin për qëllim hapjen e spiralës dhe rritjen e pagave. Kjo mund të shihet nga fakti se paga mesatare në vendin tonë po rritet ashtu si kurrë më parë. Më parë kishte një rritje prej 1.8 përqind, tani kemi pothuajse 4.7 përqind rritje të pagës mesatare çdo vit. Kjo tregon se rritja me të vërtetë intensive e pagës minimale gjithashtu çon në një rritje të pagës mesatare”, tha Carovksa.

Carovksa tha se qeveria tregoi se rritjen e pagës minimale e kanë bërë së bashku me punëtorët e teksitilit dhe shtoi se gjithmonë kanë gjetur mënyrë se si të ndihmojnë më të prekurit duke subvencionuar pagat.


“Mendoj se tani në periudhën e ardhshme po diskutojmë me ta zhvillimin teknik dhe teknologjik të kompanive për të rritur produktivitetin. Dhe ne kurrë nuk do të shkojmë në drejtim të rritjes së pagës minimale, përveç nëse jemi të sigurt se ekonomia mund ta mbajë atë nga njëra anë, por nga ana tjetër kemi nevojë për kompani prodhuese që mund t’i marrim vetëm nëse investojmë në njohuritë e tyre teknike dhe teknologjike për të zhvilluar më tej shtetin dhe ekonominë tonë”, tha Carovska./Telegrafi/