LAJMI I FUNDIT:

Cardi B zbuloi manikyrin e saj më të shkurtër ndër vite

Cardi B zbuloi manikyrin e saj më të shkurtër ndër vite
Cardi B (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for NARAS/Guliver)

Nëse e ndiqni Cardi B, atëherë e dini se fundjavën e kaluar ajo po shëtiste me thonjtë super të gjatë, rozë, të kompletuar me aplikime kristali dhe perla.

Sidoqoftë, këtë javë, thonjtë e saj po duken shumë ndryshe.


Në thelb, për herë të parë në një kohë të gjatë, reperja ka rregulluar thonjtë e saj në formë të shkurtër dhe ajo nuk është e lumtur me këtë zgjedhje.

Të premten në mbrëmje, aktorja e ‘Hustlers’ debutoi thonjtë e saj të ri të mbuluar me kristal përmes Instagram Stories – së bashku me një shpjegim se pse ajo po bën pushim nga thonjtë e gjatë për momentin.

“Të shkurtër derisa thonjtë e mi të marrin forcë – Unë i urrej thonjtë e shkurtër, por @nailson7th tha që kjo do të funksionojë”, shkruan reperja.

Me fjalë të tjera, kjo tingëllon sikur manikyristja e Cardi B, Jenny Bui, i tha asaj se në fund të fundit është në interesin e saj të shmang stilin e gjatë të manikyrit derisa thonjtë e saj natyral të forcohen.

Sidoqoftë, thonjtë e Cardi B duken mahnitës si gjithmonë. /Telegrafi/