LAJMI I FUNDIT:

Cardi B është shtatzënë dhe pritet të sjellë në jetë fëmiun në korrik

Cardi B është shtatzënë dhe pritet të sjellë në jetë fëmiun në korrik

Ekzistojnë zhvillime të reja rreth sagës së shtatzënisë së Cardi B.

Përkundër mohimeve nga ajo dhe reperi Offset, artistja nga Bronxi flitet se është shtatzënë dhe pritet që të sjellë në jetë fëmiun në javën e parë të korrikut, shkruan TMZ.


Por, Cardi nuk dëshiron që shtatzënia të prekë performancën e saj në Coachella.

Po ashtu, ajo ka punuar në finailzimin e albumit të saj të shumëpritur që pritet të lansohet në prill.

Ky pritet të jetë një tjetër vit shumë i suksesshëm ëpr Cardi B, e cila përfiton nga 100 mijë dollarë për një natë.

Muaj më parë Offset mohoi shtatzëninë.

“Jam vetëm baba i tre fëmijëve. Nuk ka mundësi tjetër”, u shpreh Offset.

Ndërkaq, Cardi duke folur për spekulimet ka thënë se ajo dëshiron që të shtojë peshë në qetësi. /Telegrafi/