LAJMI I FUNDIT:

Cara Delevingne i dhuroi orgazmën e saj shkencës, por si dhe pse?!

Cara Delevingne i dhuroi orgazmën e saj shkencës, por si dhe pse?!

Teksa shumica e njerëzve i dhurojnë organet dhe trupat e tyre shkencës pas vdekjes, Cara Delevingne shkoi një hap më tej dhe i dhuroi shkencës, orgazmën!

Ylli i The “Only Murders In The Building” donte të studionte shkencërisht orgazmën dhe kiminë e trupit për të zbuluar “hendekun gjinor të orgazmës”, një teori se pse burrat kanë më shumë gjasa të përjetojnë orgazmë gjatë seksit sesa gratë.


Rezultatet do të shfaqen në “Planet Sex with Cara Delelevigne” të BBC, një dokumentar me gjashtë pjesë.

Pra, si e matën saktësisht mjekët orgazmën e saj?

Ajo dha mostra të gjakut para dhe pas arritjes së orgazmës për të zbuluar ndryshimet në kiminë e trupit të saj.

Testi tregoi nivelet e ndryshme të endokannabinoideve, i cili është kimikati që rrit euforinë dhe kënaqësinë e një personi gjatë seksit dhe ul ankthin, citon Anabel.

“Unë mendoj se dëshira seksuale e femrave është ndrydhur përfundimisht. Them se në shekullin 21 ka ardhur koha që edhe gratë të kënaqen po aq shumë sa burrat në shtrat! Shkencëtarët thonë se 95% e meshkujve përjetojnë orgazëm gjatë marrëdhënieve seksuale, por vetëm 65% e femrave e përjetojnë atë. Për të qenë e sinqertë, mendoj se kjo e fundit nuk është e vërtetë. Duke marrë parasysh se ç’thonë mikeshat e mia, do thoja 15-20%“, – thotë Delevingne.

/Telegrafi/