LAJMI I FUNDIT:

Capello kritikon Ronaldon: Nuk e ke dribluar një kundërshtar qe tri vite

Capello kritikon Ronaldon: Nuk e ke dribluar një kundërshtar qe tri vite
Cristiano Ronaldo, Fabio Capello (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Fabio Capello e ka mbështetur vendimin e Maurizio Sarrit për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon në ndeshjen kundër Milanit.

Trajneri i Juventusit vendosi ta largonte superyllin portugez nga loja në minutën e 55-të dhe në vend të tij e inkuadroi Paulo Dybalan.

CR7 nuk ishte aspak i kënaqur për zëvendësimin dhe u largua drejt zhveshtores, ndërsa më pas është larguar edhe nga stadiumi pa përfunduar ndeshja.


Ronaldo u largua nga stadiumi pa përfunduar ndeshja
Lexo po ashtu Ronaldo u largua nga stadiumi pa përfunduar ndeshja

Mirëpo, pikërisht zëvendësuesi i tij e shënoi golin e fitores, ndërsa ish-trajneri i Bianconerëve ka qenë i pamëshirshmë kundrejt 34-vjeçarit.

“Nuk e ke dribluar një kundërshtar qe tri vite… Aktualisht, Cristiano Ronaldo nuk është mirë, Dybala dhe Douglas Costa janë në formë të shkëlqyer dhe e bëjnë dallimin”.

“Duhet të kesh karakter për të larguar një lojtar si Cristiano Ronaldo, veprim i mirë Sarri… Qëndrimi i tij në momentin e zëvendësimit nuk ishte i mirë, duhet të tregohesh kampion edhe kur zëvendësohesh”, ka thënë Capello për mikrofonat e Sky. /Telegrafi/

https://youtu.be/Kf_kOuMGH6o

Në trend Sport

Më shumë
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori