Një sasi prej 43 kilogramë kanabis është kapur nga policia greke në kufirin me Shqipërinë.

Në pranga kanë përfunduar dy të rinj, brenda automjetit të të cilëve u gjet lënda narkotike.


Sipas autoriteteve greke, kanabisi ishte fshehur në 3 çanta me 40 pako seciala, me një peshë totale prej 43 kg.

Në pranga janë vendosur drejtuesi i mjetit, 22 vjeç dhe pasagjerja 23 vjeçe, të dy shtetas grek.

Dyshohet se të rinjtë e kishin marrë lëndën narkotike në Shqipëri dhe po e transportonin drejt Greqisë.

Policia sekuestroi telefonat e të rinjve dhe automjetin, ndërkohë që po vijojnë hetimet për të zbuluar rrejtin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me të rinjtë për trafikun e drogës

Gjatë vititi 2023, në zona të ndryshme të Greqisë janë sekuestruar rreth 957 kg kanabis që dyshohet se vinte nga Shqipëria.