LAJMI I FUNDIT:

Cancelo zbulon arsyen që çoi në prishjen e raporteve me Guardiolën, tregon edhe planet që ka me Barcelonën

Cancelo zbulon arsyen që çoi në prishjen e raporteve me Guardiolën, tregon edhe planet që ka me Barcelonën

Marrëdhënia e Joao Cancelos dhe Pep Guardiolës gjatë kohës sa ky i pari ishte pjesë e Manchester Cityt u ‘shkatërrua’ plotësisht dhe portugezi tani më në fund ka zbuluar arsyet pse.

Në një intervistë ekskluzive për rrjetin portugez RTP, Cancelo ka zbuluar arsyet e marrëdhieneve të ftohta me Guardiolën tek Manchester City, teksa ka bërë të ditur planet që ka për të ardhmen.

“Kishte gjëra për të cilat nuk pajtoheshim, ne nuk jemi të detyruar të pajtohemi për gjithçka. Unë kisha gjëra për të cilat nuk pajtohesha ose ai nuk pajtohej me diçka që thoja. Por unë nuk kam inat, jam mirënjohës. Jeta vazhdon, unë jam shumë, shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht Cancelo.


Tutje, Cancelo u ndal për të folur edhe për periudhën që po kalon tek Barcelona, dhe shprehu dëshirën që të vazhdojë të jetë pjesë e tyre për vitet në vazhdim.

“Për momentin nuk më kanë thënë asgjë, por shpresoj se mund të qëndroj. Unë po bëjë gjithçka që ta bëjë këtë të ndodhë. Unë me të vërtetë dua të luajë për Benficën, por dua të luaj këtu edhe për dy apo tri vite”, u shpreh ai.

“Ani pse kemi probleme financiare, unë jam i kënaqur që jam këtu. Pas Benficës, është klubi që gjithmonë e kam pëlqyer. Pepe më ka thënë disa herë se jam një lojtar për Real Madridin, por unë i kam thënë se jam për Barcelonën. E vërteta është se unë jam aty ku kam dashur gjithmonë të jem”.

Teksa jemi futur në pushimin me kombëtare, Cancelo do të largohet nga qyteti i Barcelonës për tu përgatitur për ndeshjet miqësore me Portugalinë. Ai ka marrë leje që të humbasë ndeshjen e parë ndaj Suedisë, por do të rikthehet në ekip për duelin ndaj Sllovenisë më datë 26 mars./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Liga e Kombeve/ Kosovë 2-1 Islandë: Rexhbeçaj me goditje të bukur kthen epërsinë e Dardanëve

Liga e Kombeve/ Kosovë 2-1 Islandë: Rexhbeçaj me goditje të bukur kthen epërsinë e Dardanëve

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Përfundojnë 45 minutat e parë me dy gola në duelin Kosovë-Islandë

Përfundojnë 45 minutat e parë me dy gola në duelin Kosovë-Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Elvis Rexhbecaj rikthen epërsinë për Kosovën me një gol të bukur

Elvis Rexhbecaj rikthen epërsinë për Kosovën me një gol të bukur

Përfaqësuesja e Kosovës
Pak orë para ndeshjes me Holandën, De la Fuente befason Raul Asencion

Pak orë para ndeshjes me Holandën, De la Fuente befason Raul Asencion

Përfaqësueset
Kalo në kategori