LAJMI I FUNDIT:

Call of Duty: Warzone Mobile mbërrin në pranverën e 2024-shit

Call of Duty: Warzone Mobile mbërrin në pranverën e 2024-shit

Gjatë eventit CoDNext, Activision njoftoi se loja “Call of Duty: Warzone Mobile” do të jetë e disponueshme për lojtarët nga pranvera e 2024.

Bëhet fjalë për një version celular të lojës “Call of Duty: Warzone”, e cila do të jetë në dispozicion për përdoruesit e pajisjeve Android dhe iOS në mbarë botën vitin e ardhshëm. Loja aktualisht është e disponueshme vetëm në disa vende.

“Warzone Mobile” është duke u zhvilluar nga Activision Shanghai dhe Beenox, dhe do të përmbajë një sërë veçorish dhe përmirësimesh të reja në krahasim me versionin e disponueshëm për konzolat e ndryshme si dhe kompjuterë, përcjell Telegrafi.


Pjesë e lojës do të jetë një hartë e re e quajtur Caldera, e cila bazohet në ishullin e Paqësorit me të njëjtin emër. Loja do të ofrojë gjithashtu një skemë të re kontrolli dhe do të optimizohet për pajisjet telefonike.

Gjithashtu, “Warzone Mobile” do të jetë plotësisht falas për t’u luajtur dhe do të përfshijë një sërë mikrotransaksionesh si “skins” për armë dhe personazhe. Activision theksoi se të gjitha mikrotransaksionet në lojë do të jenë thjesht kozmetike në natyrë dhe nuk do të ndikojnë në lojën.

Pritet që loja të jetë shumë e njohur sepse është versioni i parë për telefona i një titulli tashmë të njohur. Gjithashtu, do të jetë një lojë konkurruese pasi do të ofrojë një opsion “crossplay” mes versioneve të konsolave dhe atij PC të Warzone. Kjo do të thotë që lojtarët në të gjitha platformat do të mund të luajnë kundër njëri-tjetrit në të njëjtat ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
“Efekti Trump”, tetë gjigantët e teknologjisë humbën një pasuri prej 266 miliardë dollarësh këtë vit

“Efekti Trump”, tetë gjigantët e teknologjisë humbën një pasuri prej 266 miliardë dollarësh këtë vit

Teknologji
Apple po planifikon një ridizajnim të madh për iOS 19 dhe macOS 16

Apple po planifikon një ridizajnim të madh për iOS 19 dhe macOS 16

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
iPhone 17 më në fund me ekranin që të gjithë e dëshirojnë

iPhone 17 më në fund me ekranin që të gjithë e dëshirojnë

Teknologji
Kalo në kategori