LAJMI I FUNDIT:

Calavera: Të respektohet shumica parlamenare në Maqedoni

Calavera: Të respektohet shumica parlamenare në Maqedoni

Genoveva Ruiz Calavera, drejtoreshë e përgjithshme për Ballkanin Perëndimor pranë Drejtorisë së përgjithshme për politika fqinjësore dhe bisedime për zgjerim në Komisionin Evropian, ka bërë thirrje që në Maqedoni të vazhdohet me procese demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, Calavera kërkon që palët të përmbahen dhe të mos nxiten tendosje ndëretnike. të mos përdoret retorikë negative ose dhunë. Ajo shprehet e shqetësuar për zhvillimet në Maqedoni.


Duke u përgjigjur në intervistën për ”European Western Balkans”, Calavera thekson se në demokraci duhet që të respektohet shumica parlamentare edhe pse ndokujt nuk i pëlqen rezultati, duke shtuar se pret që të formohet qeveri e re dhe të zbatohen pjesët e Marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat urgjente prioritare që do ta drejtonin vendin drejt integrimeve euro-atlantike./Telegrafi/