LAJMI I FUNDIT:

Çadikovski: Jam kundër parave shtetërore në media

Çadikovski: Jam kundër parave shtetërore në media

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski thotë se fondi i njoftuar për media nga qeveria përmirësimin e gjendjes financiare në media nuk është ide e mirë.

“Ne jemi kundër parave parave publike në media. Këtë e kam thënë para se të bëhem kryetar i ShGM-së”, thotë Çadikovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij paratë shtetërore deri tani nuk ka në krijuar asgjë të mirë në hapësirën humanitare dhe se me ato para u ramë në nivelin më të ulët në rajon sa i përket mediave. Këto para, sipas kryetarit të ShGM-së, një pjesë e madhe u përdorën si përpjekje për korruptimin e mediave.


Çadinovski thotë se shoqëria në Maqedonia ende nuk është e gatshme për formim të modelit që lejon paratë publike në media, posaçërisht kur bëhet fjalë për mediat elektronike./Telegrafi/