Uruguaiani nënshkroi për Bianconerët në verën e vitit 2012, mirëpo këtë sezon ka bërë vetëm shtatë paraqitje për skuadrën e Antonio Contes.

Është spekuluar se mbrojtësi 26-vjeçar mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit për të ruajtur vendin në kombëtare për Kampionatin Botëror 2014, por përfaqësuesi i tij, Daniel Fonseca, thotë se ai nuk është i interesuat të largohet.


“Roma, Napoli dhe klube tjera të mëdha kanë pyetur për Caceres. Megjithatë, Martin është i dashuruar me Juventusin dhe dëshiron të qëndrojë në Torino”.

“Është e kuptueshme se kam pritur që të luajë më shumë, sepse është një mbrojtës shumë i fortë, por është normale te një klub si Juve që ka një skuadër të madhe plot kualitet”, ka deklaruar Fonseca për Tuttosport. /Telegrafi/

telegrafi sport app