LAJMI I FUNDIT:

Caca-Nikollovska: Përgjimet në Prokurorinë Themelore janë të papranueshme

Caca-Nikollovska: Përgjimet në Prokurorinë Themelore janë të papranueshme

Për kryetaren e Institutit për të Drejtat e Njeriut Margarita Caca Nikollovska, rasti më i ri me përgjimin e telefonave në ndërtesën e Prokurorisë Themelore, është i papranueshëm.

Ajo shpreson se hetimet do t’i japin përgjigjet e nevojshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ka shumë çështje që duhet të zgjidhen dhe shpresoj se hetimet do t’i japin përgjigjet e nevojshme. Tanimë janë ngritur disa çështje – kush lejoi dhe e vendosi pajisjen dhe me çfarë qëllimi, sa dhe si janë përgjuar. Gjithë këto çështje janë të cilat tani nuk mund të komentohen, pasi nuk kam shumë fakte”, tha Caca Nikollovska.


Ndërsa kryetari i Këshillit Gjyqësor në Maqedoni Zoran Karaxhoski, thotë se duhet të konfirmohet çfarë saktësisht është bërë dhe nëse përgjimet kanë qenë ligjore ose joligjore.

Ndryshe, rastin me përgjimin e telefonave të prokurorëve e zbuloi kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski. Ai tha se gjithë numrat fiks të Prokurorisë Themelore Publike janë përgjuar nga 30 shtatori i vitit 2016, ndërsa ka dyshime se përgjimet kanë filluar që nga viti 2013./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori