Bytyqi: Raporti i Bankës Botërore me të dhëna alarmante dhe shkatërruese për gjendjen ekonomike në vend

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi sot në konferencë për shtyp deklaroi se Banka Botërore në raportin e saj më të fundit për Maqedoninë ka paraqitur të dhëna alarmante dhe shkatërruese për gjendjen ekonomike të vendit. Ky raport nuk është një dokument teknik, por një pasqyrë e përditshmërisë nga gjysma e dytë e vitit aktual – rritje e çmimeve, shkatërrim i standardit të jetesës, heqje dorë nga plani për rritjen e pagave.
Sipas Bytyqit, ekonomia jonë është në rënie të lirë dhe në vend të rritjes së pritur ekonomike prej 2,5 për qind, këtë vit, sipas Bankës Botërore, do ta përfundojmë me vetëm 1,8 për qind rritje të BPV – një sinjal i qartë që politikat ekonomike e OBRM-PDUKM janë plotësisht të pasuksesshme.
“Në raport qartë vihet re se arsyeja kryesore për këtë rënie është qasja “e ngrohtë-ftohtë” ndaj realizimit të projekteve kryesore infrastrukturore – Korridoret 8 dhe 10D, të cilat duhej të sillnin përfitime ekonomike, por OBRM-PDUKM i mban në letër. Në vend që të ecim përpara, qeveria ka lejuar që këto projekte të mbesin të bllokuara, gjë që ka pasoja katastrofale për BPV-në. Për më tepër, ndërsa dëgjojmë premtime të mëdha për investime në sektorin e energjisë, sipas Bankës Botërore këtu po grumbullohen probleme që përbëjnë një rrezik real për të përshpejtuar rënien e ekonomisë”, tha Bytyqi.
Deputeti i LSDM-së thekson se në një situatë të tillë, drita në fund të tunelit, sipas Bankës Botërore, mund të jetë vetëm Plani për Rritje i Bashkimit Evropian, i cili së bashku me masat tashmë të vendosura për rritjen e pagave dhe mbështetjen e kompanive (vendase dhe të huaja) mund të sjellë një impuls pozitiv në ekonominë e Maqedonisë.
Kjo është rruga që duhet të ndjekim – rruga drejt Evropës, drejt stabilitetit dhe modernizimit. Por në vend të kësaj, Qeveria vazhdon të marrë borxhe në mënyrë të pakontrolluar me kredi që do ta sjellin vendin në një situatë të komprometuar jo vetëm në planin ekonomik, por edhe në atë gjeopolitik”, tha Bytyqi.
Në fund të vitit deficiti fiskal do të arrijë në 4,9 për qind, ndërsa borxhi publik do të rritet në një përqindje shqetësuese prej 63,5 për qind të BPV-së.
“Me huanë e re të shpallur prej 500 milionë euro nga Hungaria, mund të presim që borxhi publik të afrohet në 70% të BPV-së. Një rrugë që të çon në katastrofë ekonomike. Po krijohet një borxh që ekonomia nuk ka kapacitetin ta mbështesë përmes krijimit të vlerave të reja. Norma e interesit prej 3,25%, e lavdëruar aq shumë nga qeveria, është më e lartë se rritja e pritshme e BPV-së për 1,45 pikë përqindjeje.
Sipas tij, Qeveria nuk mund të kontrollojë situatën – njerëzit mezi po përballojn muajin. Nuk duhet të harrojmë që edhe masat e qeverisë për kufizimin e marzhit në një pjesë të vogël të produkteve ushqimore janë një dështim absolut.
“Ekonomia mund dhe duhet të rikuperohet, por për këtë nevojitet një qeveri që di si të menaxhojë me burimet e shtetit, që është transparente dhe që do të mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve, e jo interesat e një pakice të privilegjuar”, tha Bytyqi në konferencë për shtyp.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë