LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Pas ngjarjeve te familja Jashari, dokumentari “Sërish Drenica” theu terrin informativ që ekzistonte në Kosovë

Bytyqi: Pas ngjarjeve te familja Jashari, dokumentari “Sërish Drenica” theu terrin informativ që ekzistonte në Kosovë

Nuhi Bytyqi ishte reporteri kryesor i cili dërgonte imazhe dhe pamje filmike nga zonat e UÇK-së në televizionin shqiptar dhe mediat e huaja.

Bytyqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se mesazhet që dërgonte nga frontet e luftës kishin impakt të madh në Kosovë dhe në diasporë për të ndihmuar luftën e UÇK-së.

Reporteri i kohës së luftës thotë se ka pasur bashkëpunim të mirë me të gjitha zonat operative të UÇK-së.


“Kemi arritur t’u shpëtojmë forcave serbe falë popullit pasi nuk kishte lëvizje të mëdha në atë kohë. Populli na ka ofruar strehim dhe ushqim”.

Nuhi Bytyqi ishte reporteri i parë që bërë një dokumentarë pas ngjarjeve në familjen Jashari.

“Ne e bëmë dokumentarin me titullin “Sërish Drenica”. Intervistuam të gjithë protagonistët e ngjarjeve atje dhe transmetuam atë në TVSH. Ky ishte një moment kur u thye bllokada apo terri informativ nga Kosova”.

Bytyçi thotë sa me dokumentarët e tij ka paraqitur UÇK-në si ushtri që lufton për liri dhe që ka mbështetjen e popullit.

“Serbia dhe Rusia u mundonin ta paraqisnin UÇK-në si organizatë terroriste apo si grup me prirje marksiste-leniniste”, tha ndër të tjera Nuhi Bytyqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori