Bytyqi nga Brukseli: Sot hapim skriningun bilateral për Klasterin 2 – Tregu i brendshëm, një nga më të rëndësishmit
“Në cilësinë e zëvendëskryeministrit të një vendi kandidat që tashmë ka nisur negociatat me Bashkimin Evropian, dua t’ju siguroj se po bëjmë çmos për të përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme të dhëna nga Bashkimi Evropian në lidhje me të 33 kapitujt”.
Këtë e deklaroi sot në Bruksel zv.kryeministri përgjegjës për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, në fjalimin e tij në hapjen e dialogut bilateral për Klasterin – Tregun e brendshëm.
Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se që nga themelimi i Komunitetit Ekonomik Evropian në vitin 1957 dhe më pas përmes miratimit të Traktatit të Mastrihtit në 1992 dhe Traktatit të Amsterdamit në vitin 1997, kur u prezantua zona Shengen dhe u finalizua me Traktatin e Lisbonës në vitin 2009, tregu i brendshëm është një nga aspektet më të rëndësishme të funksionimit të Bashkimit Evropian (BE).
Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se ishte nder i madh për të që të fliste në fillim të skriningut bilateral të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga përfaqësues të Komisionit Evropian dhe institucioneve të tjera të BE-së për Klasterin 2 – Tregu i brendshëm.
“Unë dhe kabineti im siç parashikohet në strukturën tonë të negociatave, jemi emëruar koordinatorë të të gjithë Klasterit 2, krahas koordinimit të Sekretariatit për Çështje Evropiane si institucion i caktuar për koordinim në nivel kombëtar”.
“Pas vendimit të Këshillit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut në vitin 2020 dhe pas Konferencës së parë ndërqeveritare verën e kaluar, më në fund filluam procesin e negociatave. Qeveria dhe administrata jonë nuk qëndruan duarkryq duke pritur fillimin e procesit. Që nga dita që fituam statusin e kandidatit në vitin 2004, ne kemi qenë fuqimisht të përkushtuar në transponimin e të drejtës së BE-së (EU acquis) dhe rregulloreve të tjera relevante, kurse gjatë viteve të fundit kemi qenë dhe jemi ende të përkushtuar fuqishëm për përshpejtimin e të gjitha proceseve për të cilat bëhet më shpejt shtet anëtar i BE-së”, tha Bytyqi.
Para të pranishmëve, zëvendëskryeministri theksoi se në raportin e fundit të Komisionit Evropian (KE), në shumicën e kapitujve të klasterit 2, Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur dhe se në vitet e kaluara ka shënuar progres të kufizuar.
Bytyqi i siguroi bashkëbiseduesit nga Brukseli se Maqedonia e Veriut do të përpiqet të përmbushë të gjitha kriteret e kërkuara nga vendi në 33 kapitujt e organizuar në 6 klasterë, si dhe tre fushat shtesë sipas metodologjisë së re.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite