LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Kriminelët e përfshirë në vrasjen e vëllezërve të mi, Vuçiqi i futi në Parlamentin e Serbisë (Video)

Bytyqi: Kriminelët e përfshirë në vrasjen e vëllezërve të mi, Vuçiqi i futi në Parlamentin e Serbisë (Video)

Ilir Bytyqi, vëllai i tre dëshmorëve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – që u vranë pas përfundimit të luftës nga forcat serbe, në “Përballje” ka folur për rastin e vrasjes së vëllezërve të tij.

Bytyqi, i cili këto ditë ka qëndruar në Kosovë, ka takuar pothuajse të gjithë liderët e institucioneve shtetërore në Kosovë.

Ai, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që të propozojnë një rezolutë në Kuvendin e Kosovës.


“Qëllimi i rezolutës ka të bëjë me vrasjen e vëllezërve Bytyqi dhe të zhdukurve të tjerë në Kosovë, në mënyrë që t’i bëhet me dije Serbisë se nuk mund t’i fsheh krimet e kryera në Kosovë”.

Vëllai i tre dëshmorëve ka thënë se në bazë të njohurive të tij, hetimit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi i ka ardhur fundi dhe se për vrasësit edhe Vuçiqi ka informacion.

Ai ka thënë se së bashku më vëllain Fatosin dhe disa kongresistë amerikanë kanë takuar presidentin serb, i cili edhe ka përmendur emrin prej njërit prej vrasësve të vëllezërve të tyre.

“Vuçiqi na ka thënë se i di dy emrat që janë të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi. Njëri nga ta është Goran Radosavleviq – Guri dhe një emër tjetër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ilir Bytyqi, gjatë intervistës për Telegrafin

Bytyqi ka thënë se drejtësia nuk po shkon në vend për rastin e vrasjes së vëllezërve të tij, pasi si thotë se Vuçiqi ka mbrojtur dhe sot mbron kriminelët e luftës.

“Presidenti i Serbisë i mbron kriminelët e luftës. Shumë kriminel përfshirë edhe ata që kanë vrarë vëllezërit e mi sot janë në Parlamentin e Serbisë, madje janë në partinë e vet Aleksandar Vuçiqit”, tha Ilir Bytyqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Lajme
Përleshja fizike në veri, arrestohen katër persona për lëndim të rëndë trupor

Përleshja fizike në veri, arrestohen katër persona për lëndim të rëndë trupor

Kronika e Zezë
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Kalo në kategori