LAJMI I FUNDIT:

Byrnes: Mriatimi i Ligjit për Prokuori Publike do të dërgojë sinjale pozitive

Byrnes: Mriatimi i Ligjit për Prokuori Publike do të dërgojë sinjale pozitive

Ambasadorja e SHBA-ve, Kate Marie Byrnes ju bëri thirrje liderëve partiakë të gjejnë kompromis për Ligjin për Prokurori Publike dhe të mundësojnë që të miratohet ligji para shpërndarjes së Kuvendit.

“Miratimi i Ligjit të ri për Prokurori Publike do të avancojë sundimin e së drejtës, transparencën dhe përgjegjësinë. E theksojmë edhe rëndësinë e rasteve të PSP-së që të vazhdojnë të përpunohen në mënyrë kredibile në Prokurorinë Publike. Besojmë se këto janë vendime të vërteta për t’u krijuar besim te qytetarët dhe të vërtetohet se persona që janë në funksione të larta mund të përgjigjen për keqpërdorimet. Është sinjal i rëndësishëm. Vet ligji nuk është kyç vetëm për BE-në, por edhe për të ardhmen e vendit”, tha Byrnes.


Ajo ju bëri liderëve të partive politike që t’i tejkalojnë dallimet dhe ta miratojnë ligjin para shpërndarjes së Kuvendit.

Me këtë, sipas saj, do të dërgohet sinjal pozitive deri tek vendet anëtare të BE-së para vendimit për nisje të bisedimeve. Byrnes pret që së shpejti të përfundojë ratifikimi i protokollit për anëtarësim në NATO në Spanjë dhe vendi së shpejtë të jetë anëtar i plotë në NATO.

Sipas Byrnes Maqedonia duhet të dërgojë sinjale pozitive në BE me vazhdim të reformave, zbatim të zgjedhje demokratike dhe të lira, mirëmbajtjen e raporteve të mira fqinjësore, luftimin e korrupsionit dhe krijimin e ambientit ekonomik për tërheqjen e investimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori