LAJMI I FUNDIT:

Buzhala: Furnizmimi stabil me rrymë, mbulohet nga importi

Buzhala: Furnizmimi stabil me rrymë, mbulohet nga importi

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka arsyetuar mungesën e energjisë elektrike me punimet që janë duke u bërë në rrjetin elektrike.

Buzhala ka thënë se është duke u punuar në katër zona të Kosovës.

Ai tregoi se punimet në rrjet përfundojnë në fillim të javës së ardhshme.


“Jemi në finalizim të katër linjave të reja, këtë javë përkatësisht në fillim të javës të ardhshme do të përfundojnë këto punime. Për këtë arsye kërkojmë dhe mirëkuptimin e konsumatorëve sepse ka qenë një muaj relativisht i gjatë për ta, për shkak se nuk mund të punohet nën tension, pra po flasim për disa zona të caktuara siç është një pjesë e Skenderajt, një pjesë e Obiliqit-Prishtinës përkatësisht në zonën e fshatrave nga Mazgiti deri tek Besia, pastaj me Lipjan, Deçan dhe në Junik. D.m.th janë këto katër zona ku është punuar vazhdimisht. Edhe në Podujevë ka punime, mirëpo në këto pjesë po bëhen punime më intensive”, ka thënë Buzhala.

Ai po ashtu u shpreh se korporata nuk prodhon sasi të mjaftueshme të energjisë, mirëpo sipas tij kjo është kompensuar me anë të importit.

“Furnizimi është stabil, nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike. Dihet që prodhimi nuk është në nivelin e duhur për shkak se nuk mbulon as 50 për qind të konsumit mirëpo, kjo është kompensuar me import”, theksoi zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Kalo në kategori