Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow, thotë se presidenti Donald Trump do të kërkojë 5 për qind shkurtime të shpenzimeve të brendshme të qeverisë për vitin 2020 kur të propozojë buxhetin e tij të ri.
Kudlow thotë se pret një luftë të re mbi financimin e murit kufitar.
“Do të jetë një buxhet i vështirë. Do të vendosim shkurtime të shpenzimeve tona këtë vit dhe mendoj se një gjë e tillë është e vonuar shumë”, tha Kudloë për kanalin Fox News.
Ai tha se “disa prej marrëveshjeve të fundit buxhetore nuk kanë qenë të favorshme për shpenzimet. Pra, unë mendoj se është pikërisht ajo që duhet”.
Propozimi i tretë i buxhetit të Donald Trump gjatë presidencës së tij, për vitin që fillon në tetor, pritet të ketë një opozitë të gjerë nga ligjvënësit demokratë dhe disa republikanë, duke nisur muaj bisedimesh vetëm disa javë pas një mbylljeje rekord të qeverisë prej 35 ditësh pas mosmarrëveshjeve për shpenzimet qeveritare të këtij viti.
Diskutimi i fundit u përqendrua në kërkesën e Presidentit Trump për më shumë se 5 miliardë dollarë për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën për të penguar imigracionin e paligjshëm. Kur Kongresi hodhi poshtë kërkesën e Trump, ai shpalli një emergjencë kombëtare për të anashkaluar autorizimin e kongresit për të mbledhur fonde të caktuara për projekte të tjera për të ndërtuar murin.
Kongresi aktualisht po shqyrton mundësinë e revokimit të shpalljes së emergjencës dhe 16 shtete e kanë hedhur në gjyq qeverinë.
Agjencitë amerikane të lajmeve njoftuan se Trump do të kërkojë të paktën 8.6 miliardë dollarë në financimin e murit të ri në buxhetin e vitit 2020.
Njoftimet thonë se shkurtimet e buxhetit nuk do të ndikojnë programet popullore që sigurojnë fonde për kujdesin shëndetësor dhe pensionet për amerikanët e moshuar, por do pakësojnë financime të tjera për programet e brendshme ndërsa do të nxisin shpenzimet e mbrojtjes. /VOA/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite