Shkalla e realizimit të buxhetit të Komunës së Prizrenit në vitin 2024 ka qenë mbi 96%, ku nga buxheti total prej afër 71,5 milionë eurove janë shpenzuar 68.8 milionë euro.
Sipas të dhënave të publikuara në Raportin Financiar për vitin 2024 të Komunës së Prizrenit del se nga buxheti i pashpenzuar prej 2.65 milionë eurove vetëm rreth gjysmë milion euro kanë shkuar në suficit.
“Granti qeveritar deri në fund të vitit 2024 është alokuar në shumën prej 55,977,138 euro. Shuma e shpenzuar nga ky burim i Buxhetit komunal është 55,482,599 euro ose 99.12% e shumës së paraparë prej 55,977,138 euro për vitin 2024. Pjesa e pashpenzuar e mjeteve prej 494,539 euro kalon në suficit”, thuhet në raport.
Kjo shumë e suficitit është dukshëm më e vogël se ajo e vitit 2023, kur 2,64 milionë euro patën kaluar në suficit, raporton Telegrafi.
Ndërkohë arkëtimi i të hyrave vetanake ka shënuar një tejkalim të lehtë të planifikimit përkatësisht afër 2.5%, derisa shpenzimi i tyre ka qenë mbi 91%.
“Gjatë vitit 2024 të hyrat vetanake janë alokuar në shumë prej 9,470,861 euro ose 92.91 % nga planifikimi prej 10,193,294 euro. Janë shpenzuar 9,312,646 euro pra 91.36 % e shumës së planifikuar. Të hyrat vetanake të arkëtuara deri në fund të vitit kanë qenë 10,446,444.91 euro . Është shënuar një tejkalimi prej 2.48 % në realizimin e të hyrave në krahasim me shumën e planifikuar”, thuhet në raport.
Aty sqarohet se të hyrat e pashpenzuara në shumën prej 1.13 milion euro barten në buxhetin e vitit 2025.
Sa i përket shpenzimeve sipas kategorive buxhetore, më së shumti mjete kanë shkuar për pagat, raporton Telegrafi.
“Në kategorinë e pagave në vitin 2024 janë shpenzuar 27,419,172 euro ose 99.83% e buxhetit të planifikuar për këtë kategori prej 27,466,351 euro”.
Ndërkaq realizimi i investimeve kapitale ka arritur në 23,823,042 euro ose 92.28% të planifikimit prej 25,816,167 euro për vitin 2024.
Shpenzimet te subvencionet në këtë periudhë të raportimit kanë qenë 4,149,398 euro ose rreth 97,72% e shumës së planifikuar prej 4,246,394 euro.
Sipas raportit, në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve janë shpenzuar 12,581,586 euro ose 97.40%, e shumës së planifikuar prej 12,917,748 euro.
Ndërsa shpenzimet komunale kanë arritur në 821,081 euro ose 82.00% të shumës së planifikuar prej 1,001,267 euro, raporton Telegrafi.
“Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit në fund të vitit kanë arritur në 68,794,278 euro ose 96.29% nga 71,447,927 euro sa kanë qenë të planifikuara për vitin 2024”, thuhet në raport.
Në vitin 2023, nga buxhetit total prej afër 69,4 milionë euro janë shpenzuar 62,4 milionë euro ose 89.94%. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker