Pirro Vengu, ministri i Mbrojtjes, ka dhënë një deklaratë për mediat këtë të mërkurë lidhur me projekt-buxhetin e mbrojtjes për 2026.

Vengu tha se Shqipëria do të ketë buxhetin më të madh pas anëtarësimit në NATO.


Sipas tij, do të prodhohen municione, dronë, edhe veçanërisht sisteme anti-dron, ku sipas ministrit është e nevojshme pas kërcënimeve që po bëhen në shumë aeroporte të Evropës kohët e fundit.

“Është padyshim buxheti më i lartë dhe më i madh i mbrojtjes që pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Synojmë të kapim të paktën vlerën 12.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, i cili është rritur me 4 për qind. Buxheti është i madh jo vetëm në volum, por edhe i qartë. Nga kapitali njerëzor dhe nga dinjiteti i ushtarakëve dhe për të financuar statusin e ushtarakëve me më shumë se 13 mld lekë dhe sa i përket kapitalit njerëzor që të jenë në mesataren e NATO-s.

Industria ushtarake ishin ato që u sqaruan. Projekt-buxheti synon të financojë municione, mjetet e blinduara — një kapacitet kaq i nevojshëm i cili s’ka qenë në dispozicion dhe sistemet anti-dron, dronët ushtarakë, digjitalizimi dhe inovacioni”, tha Vëngu. /euronews.al/