Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka festuar ditëlindjen e tij në një festë të madhe të organizuar në jug të Shqipërisë.

Ai kishte ftuar plot personazhe VIP në ndejën ku nuk kanë munguar pijet, muzika dhe argëtimi.


Butrinti i cili është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, ndau me fansat e tij disa imazhe nga festa.

Ndër të tjerash, ai publikoi edhe një video në InstaStory ku shfaqi dy bukuroshet Arta Nitaj dhe Arta Elezaj, që gjithashtu ndodheshin në festën e tij.

butrint1

Teksa bukuroshja Elezaj nga Klina po e shijonte mbrëmjen, Arta tjetër e cila ishte e veshur me një fustan me një si tip mbulese në kokë, bënte shaka duke thënë se ishte duke e falur namazin e sabahut.

butrint3

Vajzat dhe Butrinti dëgjohen duke qeshur pasi ajo thotë këtë frazë, mirëpo vetëm pak më vonë, këngëtari i hitit “Diskoteka” për arsye të panjohura e fshin videon në fjalë.

Personazhe të tjerë të njohur që ishin në ditëlindjen e Butrintit përfshijnë emrat: Xhuli Nura, Meda, Olsi Bylyku, Romeo Veshaj, etj. /Telegrafi/