Dy rap artistë janë bërë bashkë për të sjell në treg një projekt të ri muzikor, që me gjasë do të jetë një ndër hitet e kësaj vere.
Bëhet fjalë për artistin e ri Buta dhe reperin e njohur të skenës Ledri Vula, që së shpejti do të sjellin bashkëpunimin e tyre të ri “Mbi re”.
Në një prononcim për Telegrafin, Buta ka rrëfyer detajet e këtij projekti, duke treguar edhe për mënyrën se si lindi ideja për bashkëpunim.
“Ideja për bashkëpunim ka lindur spontanisht, me që edhe të dy jemi në të njëjtin label, ishte edhe e pritshme që të bëjmë një bashkëpunim. Kënga nuk është komerciale, por është mjaft verore, e thjeshtë, i përshtatet stilit tonë”, tha Buta për Telegrafin.

Në vazhdimin e bisedës, rap artisti i ri tregoi edhe për punimet rreth kësaj kënge, për të cilën dyshja kanë bashkëpunuar me emra të njohur.
“Këngën e ka punuar një emër i njohur ndërkombëtarisht, Brave Star, tekstin sigurisht e kemi shkruar vet. Nuk ka ndonjë tematikë të veçantë, flet për jetën time, argëtime, jetën e natës, gjëra të zakonshme”, tregon më tej rap artisti.
Ndërkohë, reperi Ledri Vula në një prononcim të shkurtë për Telegrafin, tregoi se si ka shkuar bashkëpunimi mes tyre, dhe se sa besim ka tek Buta, të cilin e sheh si një rap artist që premton shumë në skenën muzikore.
“Ky bashkëpunim është vetëm fillimi, ajo çfarë është më me rëndësi është kur funksionin energjia mes vete, diçka të cilën ne e kemi si në studio, në klipe, ashtu edhe në koncerte. Ky projekt ka shkuar shumë mirë. Na pret një vit me shumë punë, dhe me kohë do të shohim se pse Buta është ‘Nesër’, ashtu siç quhet edhe labeli ynë”, tha Ledri Vula për Telegrafin.

Kënga “Mbi re” do të publikohet këtë të premte edhe me klip, në të cilin dy artistët do të vijnë mjaft origjinal.
Përmes rrjeteve sociale, fansat kanë pasur mundësinë të njihen edhe me trailerin e klipit, që do të jetë goditja e radhës nga Buta dhe Ledri. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/BW8JqkAgLKf
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Bianca Censori pozon krejtësisht nudo, pas paraqitjes së saj tronditëse në "Grammy"

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Fansat tallen me modelin e ri të flokëve të Lionel Messit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës