“Disa kafshime” nga peshkaqeni në lindje të Floridas, kanë lënë një burrë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me humbje të mëdha të sasisë së gjakut, kanë njoftuar autoritetet e atjeshme të sigurisë.

Zyra e sherifit në qarkun Nassau njoftoi se kanë gjetur një burrë në barkë, i cili kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Telegrafi.


“Pasi u gjet i është mbështjellë kraharori për të parandaluar gjakderdhjen derisa u dërgua me urgjencë në spital”, u tha ndër tjera.

Burri ishte në barkë në lindje të brigjeve të Floridas kur ndodhi sulmi i peshkaqenit. E ky rast po ndodhë vetëm disa ditë pasi dy sulme tjera të peshkaqenëve ndodhën në Florida, ku u lënduan tre pushues.

Një gruaja i është amputuar një pjesë e dorës, për faktin se i ishte dëmtuar nga kafshimi i peshkaqenit. /Telegrafi/